Në tren në Preshevë gjinden të fshehur 19 emigrantë, jo shqiptarë, por sirianë, afganë…

0

Në një tren në Preshevë janë gjetur të fshehur 19 emigrantë, jo shqiptarë, por disa sirianë, afganë dhe një shtetas i Iranit.

Emigrantët janë gjetur të fshehur në vagonë të një treni ndërkombëtar duke u përpjekur për të arritur në Evropën Perëndimore.
Njoftohet se të gjithë ata ishin fshehur në rimorkio të kamionëve që ishin në vagonët e trenit, i cili nga Greqia, përmes Serbisë, udhëton për në Evropën Perëndimore.
Doganierët kanë vërejtur një mbulesë të shqyer në një nga dy rimorkiot e kamionëve që ishin në vagonin e parë, për qka kanë dyshuar se përveq mallërave ka edhe diqka tjetër.
Dyshimet janë konfirmuar kur doganierët në rimorkio, përveq kutive me mallra, i kanë zbuluar 7 qytetarë të Sirisë.
Në tjetrin vagonë kur është hapur i kanë gjetur 6 burra të rinj nga Afganistani dhe një nga Irani. Derisa kanë vazhduar t’i kontrollojnë vagonët i kanë gjetur edhe 3 burra të tjerë të rinjë nga Siria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here