Në Tiranë Kryeministria padit Albana Vokshin për shpifje

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, do të paditet nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Sipas një njoftimi për shtyp, kjo zyrë njoftoi hartimin e kallëzimit ndaj deputetes së opozitës për veprën e shpifjes.

“Vokshi do të paditet nga kryeministri për deklarimet e saj për nismat e qeverisë në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, deputetja demokrate ka shpifur dhe hedhur baltë mbi kreun e qeverisë në mënyrë të përsëritur.

“Zyra e kryeministrit ka të gjitha arsyet e bazuara në prova dhe fakte për të besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të lartë të Partisë Demokratike, njësoj si famëkeqët Paloka e Ristani”, deklaron zyra e kryeministrisë.

Duke sjellë shembullin e Palokës dhe Ristanit, njoftimi thotë se ata u provuan nga gjykata se shpifin për llogari të partisë së tyre: “Ka ardhur koha që Gjykata e Lartë të kalojë në sitën e gjykimit të saj të pavarur dhe të paanshëm edhe deklarimet e deputetes Vokshi. Njësoj si në rastet e Palokës dhe Ristanit, kryeministri Edi Rama shpreh publikisht gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen, por edhe nga aktiviteti i tij politik, nëse deputetja Vokshi i provon gjykatës se shpifjet ndaj kryeministrit nuk janë të tilla”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here