Në Tiranë dy persona të maskuar i vunë flakën një autobusi

0

Autobusi i linjës Liqeni i Tharë-Qendër në Tiranë është djegur pas mesnate dhe sipas të dhënave të para dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Autobusi ka qenë i parkuar në vendparkimin e urbanëve të kësaj linje në Liqenin e Tharë.

Për ngjarjen në fjalë policia ka shoqëruar rojën e parkingut. Sipas dëshmisë së tij të cilën A1 Report e mëson përmes burimeve nga policia, autobusi me targa AA 613GN në pronësi të personit me iniciale S.D është djegur nga dy persona, të cilët sipas rojës kanë qenë me maska. Ai thotë se ata e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit.

A1 Report sjell pamjet e autobusit i cili është thuajse i shkrumbuar pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikësve për të shuar flakët.

Ndërkohë policia po heton në dy pista: E para, lidhet me hetimin për një zjarrvënie për motive të konkurrencës dhe e dyta, mund të jetë djegur nga vetë stafi i linjës dhe deklarata e rojës mund të jetë sajesë e tyre.

Nga flakët nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here