Në testament i privilegjon 41 qentë e saj në raport me vajzën

0

Një 68-vjeçare nga Barsnley jeton me bashkëshortin dhe së bashku me 41 qentë e saja. Lynn Everett i ka bërë gjërat e qarta, testamenti i saj privilegjon ushtrinë e qenve me të cilën ndan edhe shtëpinë. “Shtëpia do të jetë për 41 qentë e mi. Vajza ime, duhet të kënaqësh vetëm me paratë”, ka deklaruar gruaja.

Vajza Julie, 36 vjeç,  nuk do të ketë një apartament por mund të ngushëllohet me një shumë parash të thata. Lynn Everett së bashku me burrin e saj Anthony, shpenzojnë rreth 250 sterlina në javë për ushqimin e qenve, duke mbushur 5 frigoriferë.

Bashkëshorti Anthony shprehet: “Të gjithë qentë kanë nevojë për përkujdesje dhe dashuri. Nëse do të varej nga unë, nuk do të kisha kaq shumë dhe ndoshta do të mërzitesha”.

Për tu kujdesur për qentë, çifti nuk lëviz kurrë nga banesa. Hera e fundit që ata kanë qenë në udhëtim ishte rreth një dekadë më parë. Nëse i flisni zonjës për situatën në të cilën ndodhet apo varësisë ndaj qenve, do të futesh në telashe.

“Dashuria për qentë më ka lindur që kur isha e vogël. Më pas u dashurova me një person që i do qentë. Kur u martuam morëm një qen, më pas një tjetër, edhe një tjetër deri sa arritëm në 41”, ka thënë 68-vjeçarja.

Ajo shprehet se dashuria për qentë nuk është as fiksim dhe as sëmundje. “Jam thjesht e çmendur pas tyre”, shprehet Lynn Everett.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here