Në Teksas vriten 9 persona në një shkëmbim zjarri në mes dy bandave motoçiklistësh

0

Policia e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se 9 persona janë vrarë në një shkëmbim zjarri mes dy bandave rivale motoçiklistësh.

Mësohet se 18 persona të tjerë janë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit që ka ndodhur në Central Texas Market Place.

“Ishin rreth 30 armë që qëllonin”, thanë disa dëshmitarë për ‘Waco Tribune-Herald’.

Policia dyshon se bandat kanë nisur të qëllojnë njëra-tjetrën pas një zënke për hapësira parkimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here