Në Suharekë nisi ndërtimi i Fabrikës që sipas pronarit do të punësojë 250 punëtorë

0

Në Zonën Industriale, në Shirokë të Suharekës, sot kanë filluar punimet për ndërtimin e fabrikës së mobilieve e cila sipas pronarit të Kompanisë “Te Naseri”, Naser Gashi, fillimisht do të punësoj 150 punëtorë e më pas edhe 100 të tjerë. Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj. Ai së bashku me humanisten austriake Motra Johana dhe nënën e pronarit të kompanisë, e ka hudhë lopatën e parë të betonit në themelet e këtij objekti. “Idea dhe koncepti i kësaj Zone Industriale, ka qenë pikërisht kjo që të kemi fabrika ku punësohen njerëz, ku ka zhvillim ekonomik dhe në të njejten kohë të shfrytëzohen prej këtyre nxënësve për punë praktike, që këta të kualifikohen për zanatin e vet në të ardhmën”, ka thënë Asllanaj me këtë rast. Ai ka premtuar ndihmën institucionale nga komuna për të gjitha bizneset prodhuese. Humanistja e njohur austriake, Johanna Schwab, ka uruar punë të mbarë dhe suksese për pronarin e Fabrikës. Ndërkaq, pronari i Fabrikës së Mobileve “ Te Naseri”, Naser Gashi, ka premtuar se do të punësojë fillimisht 150 punëtorë nga komuna e Suharekës. Për të ndërtuar fabrikën, ky biznismen, javën e kaluar ka marrë këtë hapësirë nga Komuna për shfrytëzim në afat kohor për 99 vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here