Në Suharekë digjen qëllimshëm 30 hektarë pyje

0

Në fshatin Dobërdolan të Suharekës janë përfshirë nga zjarri rreth 30 hektarë pyje në pronësi publike. Bazuar në hetimet e para të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Ndërkohë në Suharekë në vazhdimësi të implementimit të planit operativ për parandalimin e dëmtimit të pyjeve, njësite patrulluese të Stacionit Policor në Suharekë, gjatë orëve të mëngjesit kanë arritur të ndalojnë katër kamionë të mbushur me masë drusore për ngrohje e cila besohet se ishte prerë ilegalisht në bjeshkët mbi fshatin Mushtisht. Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës dy kamionë janë ndaluar në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë ndërsa dy të tjerë në afërsi të fshatit Sopijë. Kamionët janë deponuar në depon e pylltarisë ndërkaq policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 4 shoferëve të dyshuar, të gjithë nga fshati Vraniq. Masa drusore prej rreth 30 metra kub dhe mjetet me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here