Në Suharekë arrestohen 8 persona për keqpërdorim detyre rreth “Ballkanit”

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se një ditë më parë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe i ka intervistuar katër (4) të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.
Njësia për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren sipas njoftimit ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), “ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metrash katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metrash katror.

Personat e arrestuar sipas Policisë së Kosovës janë;

1) M. E. mashkull k/shqiptar – 1959
2) F. E. mashkull k/shqiptar – 1954
3) S. B. mashkull k/shqiptar – 1963
4) K. F. mashkull k/shqiptar – 1960
Burime nga Suhareka duke i zbërthyer inicialet e ofruara nga policia kanë bërë me dije se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Urbanizimit në Komunën e Suharekës, Kurtesh Fondajn, zyrtarët e Urbanizimit, Sedat Bytyqi e Fatmir Elshani dhe biznesmenin Muharrem Elshnai, pronar i kompanisë “Unicom”.

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë;

1) N. LL. mashkull k/shqiptar – 1982
2) R. F. mashkull k/shqiptar – 1951
3) H. M. mashkull k/shqiptar – 1958
4) B. K. mashkull k/shqiptar – 1985

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimi i këtij rasti ishte inicuar para disa kohësh nga Lëvizja VETEVENDOSJE-Qendra në Suharekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here