Në shtator Maratona e parë kombëtare Gjakovë – Bajram Curr

0

Këtë vit parashihet të organizohet maratona e parë kombëtare Gjakovë – Bajram Curr. Për këtë qëllim krerët e Federatës së Atletikës kanë takuar këtë javë kryetaren e Komunës së Gjakovës, Momoza Kusari-Lilën. Njoftimi është bërë nga FAK përmes një komunikate.

“Krerët e Federatës Atletike të Kosovës patën takim pune me këshillin iniciues për organizimin e maratonës së parë Kombëtare Gjakovë – Bajram Curr që parashihte të mbahet në Shtator të viti 2016

Me këtë garë kemi për qëllim të ndërtojmë dhe të zgjerojmë vlerat e sportit duke i shkëmbyer ato me përvojat e vendeve të ndryshme. Të sigurojmë përfshirjen e atletëve më të mirë nga i gjithë rajoni si dhe të atletëve më të mirë kosovar, të evidentimit të vlerave të qytetit dhe të njerëzve që bartin këto vlera.
Të rrisë vëmendjen e rretheve profesioniste ndaj produktit sportiv në të gjitha hapësirat ku bën pjesë dhe Gjakova dhe Bajram Curri.
Të krijojë hapësira dhe mbështetje publike mbi zhvillimin e atletikës , por me ndikim të madh social, tek publiku dhe shoqëritë në zhvillim.
Qëllimi nuk lidhet vetëm me aspektin sportiv, por do të ndihmojë në ndërrimin e imazhit të një Kosove që po ndryshon, dhe të vetë qytetarëve të saj, për të përjetuar një eksperience që e dëshirojmë të gjithë ne

Në këtë eveniment, mendohet të sjellim garues nga e gjithë bota dhe do të zhvillohet në dy shtetet tona dhe synon që nëpërmjet zhvillimit të garave, t’u japim emocione të veçanta jo vetëm atletëve, por edhe publikut shqiptar, e cila dita – ditës, po ndërgjegjësohet me aktivitete masive, ku njerëzit mund të përjetojnë eksperienca të paharrueshme, duke i kthyer ato në festa popullore.
Duke konsideruar sfidën që ofron kjo ngjarje, si dhe interesin gjithmonë në rritje për të pasur maratona siç edhe ajo Gjysmë Maratona e Prishtinës andaj ne synojmë që nëpërmjet kiti evenimenti të sjellim vizitor për të parë bukurit e Kosovës
Federata Atletikës e Kosovës bashkë me iniciuesit nga Klubi Atletik ‘Gërmia 555” synojmë që organizimi i Maratonës ndërkombëtare do të mbahet në Shtator të kiti viti
Dhe do të shërbejë për të vendosur ura komunikimi me komunitetin e sportistëve brenda dhe jashtë vendit.
Me këtë event do të përmbushim dhe ëndrrën e një brezi atletësh dhe sportistësh Kosovar dhe të huaj që kanë përjetuar
me aq emocion përpara televizorit si organizohen maratonat në qytetet më të mëdha botërore”, është shkruar aty.

gjakova

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here