Në Shqipëri shënohet viktima e parë e përmbytjeve, një grua 38 vjeqare nga Pogradeci

0

PRISHTINË, 6 SHKURT – Përmbytjet e këtyre ditëve kanë marrë viktimën e parë në Shqipëri. Sot në liqenin e Pogradecit është gjetur trupi i pajetë i Monika Abrashit, 38 vjeqare e cila u rrëmbye nga rrjedha e lumit Vërdovë në oborrin e shtëpisë së saj. Ajo sipas njoftimeve të gazetës “Shekulli” është gjetur nga polumbarët në grykëderdhjen e Ohrit. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga bashkvendësit e viktimës por është konfirmuar edhe nga policia e qytetit juglindor të Shqipërisë. Viktima Monika Abrashi, sipas policisë është rrëmbyer nga rryma e lumit në oborrin e banesës së saj derisa po përpiqej të largonte disa orendi shtëpiake në oborrin e shtëpisë në një vend më të sigurt për të shmangur futjen e ujit në banesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here