Në Shqipëri nuk përben më lajm….. Kush?

0

FRESKIDA MILOTI

Mes kolegesh shpeshherë diskutojmë rreth problematikave të  profesionit dhe sa aftësohemi nga dita në ditë që puna jonë të ketë efektivitetin e duhur.

Dikush është më afër zërit të problematikës shton kolegia ime gazetare dhe shpesh ka në dorë të shpëtojë jetë, t’i ndryshoj fatin apo t’ia përmbys atë. Kjo është fuqia  medias…

Por media ka pësuar ndryshime tek ne dhe kjo ndodh natyrshëm si në çdo vend, kur evoluon gjithçka. Dikur ishin radiot që preferoheshin nga krerët e shtetit për të komunikuar lajmin, sot shumë lajme më parë i gjen në rrjete sociale dhe nëpërmjet tyre marrin përmasa të tjera duke u përfshirë opinioni publik. Dhe shpesh mediat me status të tillë nga reagimi i publikut detyrohet të bëjnë një lajm shqetësues social pikërisht sepse tashmë në të janë përfshirë të gjithë.

Pra meritë e medias sociale? Ironizojmë mesh nesh…

Pse shpesh duhet të presim të ndodh diçka fatale për të prekur lajmin dhe për ta përcjellë atë?

Rasti i videos se abuzimit të vajzës në ambientet e QSUT-ës publikuar ne median sociale zgjoi vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Denoncimi për medikamentet nga pedagogu A.G u bë fillimisht në rrjetet sociale, për të marrë përmasa të tjera në denoncimin televiziv.

Po aktualiteti jonë si po trajtohet në faqet e gazetave?

Problematika të mëdha nuk përbëjnë më lajm dhe ky fenomen ndodh kur këto ngjarje janë të përditshme.

U telefonua një gazetar, pjesë e stafit të një prej mediave më të fuqishme në vendin tonë.

Zonja i kërkoi të gjente përkrahjen e medias që të denonconte rastin e saj. Pranoi ta dëgjonte ai.

‘Ajo rrëfeu se disa persona të maskuar dhe të armatosur i kishin dalë përpara duke e kërcënuar me jetë atë, bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e mitur, pa kuptuar se çfarë kërkonin konkretisht prej tyre. Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike mbi familjen e tyre. Fëmijët kanë pësuar traumë e gjithashtu edhe ne nga presioni psikologjik dhe thyerjet që na kanë shkaktuar në trup. Ndihemi të pasigurt edhe pse kemi bërë denoncimin në polici.

I kishte treguar detaje të tjera shumë të rëndësishme duke i shtuar faktin se pse i është drejtuar medias. Ju keni ndikim  të madh në strukturat që mund të më sigurojnë jetën në vazhdimësi, të vazhdojmë të punojmë të qetë unë dhe bashkëshorti im dhe t’i çoj fëmijët pa frikë në shkollë. Dua që zëri i shqetësimit tim të shkojë atje ku duhet sepse kjo po ndodh çdo ditë, në rrugë, në shtëpia….Të ndalet pak ky rrjet keqbërësish nga jehona që mund të bëj media. Thoni fjalën tuaj, pa shkuar gjërat në ekstrem dhe jo të bëhet lajmi vetëm kur kanë marrë përfundimisht jetë njerëzish.

Forca e fjalës suaj bën që policia ta shikoj me prioritet këtë problematikë që po prek shumë familje.’

Më vjen keq për këtë ngjarje të rëndë zonjë dhe për një familje intelektuale si ju, por në fakt kjo ngjarje nuk përbën lajm, nuk mund ta botoj.

E mbylli zonja telefonin dhe tha që gazetari pret që unë të vdes, që të bëj artikullin.

Vjedhjet, kanosjet, kërcënimet, abuzimet …. dhe një zinxhirë i gjatë si këto në Shqipëri nuk përbëjnë më lajmë.

Nuk pajtohem me gjithçka ndodh në media edhe pse jam pjesë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here