Në Shirokë të Suharekës nga një makinë goditet për vdekje plaku 81 vjeçar, Sali Hoxha

0

Një këmbësor, 81 vjeçar, ka mbetur i vdekur në Shirokë të Suharekës pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 17:10, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka bërë të ditur se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Shirokë të Suharekës. Një këmbësor ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes pasi është goditur nga vetura, dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari. Viktima është i lindur më 1938”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Në ndërkohë portali ONLINE ka marrë vesh për identitetin e viktimës së këtij aksidenti. Burime të afërta me familjen e të ndjerit kanë bërë me dije se ai është Sali Hoxha, 81 vjeçar nga Suhareka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here