Në shenjë nderimi, çifti në Ferizaj kurorëzohet me uniformë ushtarake

0

Një çift kosovar nga fshati Manastirc i Ferizajit kanë zgjedhur ditën e sotme historike të votimit të Ushtrisë së Kosovës për tu kurorëzuar.

Të veshur me uniformë ushtarake, Izjadini dhe Jetmira kanë zgjedhur këtë datë dhe këtë veshje speciale për të ndërruar statusin e tyre të jetës.

“Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenar që 14 dhjetori i vitit 2018 do na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë.
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së që dhanë jetën për liri dhe të gjithë atyre që kontribuan. 
Gjithashtu, gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj mikut tonë të përhershëm Amerikës” thuhet në njoftimin e kurorëzimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here