Në Serbi ofanzivë kundër korrupsionit, arrestohen 79 persona

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojša Stefanović ka njoftuar se në një aksion në kuadër të luftës kundër korrupsionit mbrëmë janë arrestuar 79 persona, ndërkohë që edhe 5 të tjerë janë në kërkim.

Siq ka theksuar ministri në një konferencë të jashtzakonshme shtypi në mesin e 79 të arrestuarëve janë edhe ish-ministri Slobodan Milosavljević, ish-drejtorja e Agjensisë për luftë kundër korrupsionit Zorana Marković, si dhe biznismeni Željko Žunić, drejtues i “Beohemije”.

Në mesin e të arrestuarëve janë edhe dy ndihmës-ministra, drejtorë të ndërmarrjeve publike, biznismenë, ish kryetar dhe kryetar të tanishëm të komunave.

Stefanović gjatë adresimit nuk ka përmendur emra por vetëm iniciale dhe funksione. Ai ka njoftuar se do të hapet procedurë penale edhe ndaj 39 personave.

Të arrestuarit dyshohet se që nga viti 2004 kanë bërë shumë vepra penale nga të cilat shteti është dëmtuar për rreth 100 milionë euro. Ata janë arrestuar për korrupsion në 20 raste të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here