Në Serbi i besojnë më shumë Edita Tahirit, sesa përfaqësuesve të tyre në dialog

0

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike – analisti serb, Dushan Janjiq, ka lavdëruar ministren kosovare të Dialogut, Edita Tahirin për punën që ka bërë gjatë bisedimeve ndërmjet dy shteteve fqinje.

Janjiq, gjatë një konference të mbajtur sot në Prishtinë, ka thënë se më shumë i beson zyrtares së Qeverisë së Kosovës se sa atij serb.

“Kur duam të dimë se çfarë ka ndodhur me dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e lexojmë Edita Tahirin. Ndërsa, kur duam të dimë për gënjeshtra, e lexojmë Marko Gjuriqin”, ka thënë ai, transmeton zeri.info

Më tej, Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike e ka vlerësuar si rast “sui generis” Asociacionin e komunave serbe të Kosovës, ku sipas tij, ajo nuk do të ketë fuqinë ekzekutive.

“Brenda 10 deri në 15 ditësh do të ketë marrëveshje për AKS-në dhe se një dreq i madh është i fshehur në detaje të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Serbët në veri të Kosovës, sipas analistit Janjiqit, janë ushqyer me një gënjeshtër nga Beogradi se do ta kenë ndonjë ditë “Republika Srpska-n”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here