Në raportet Kosovë-Shqipëri ka hapësira të pashfrytëzuara për bashkëpunim

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi. Sipas një njoftimi për media nga zyra e kryeparlamentarit, Veseli bisedoi me Minxhozin për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre.

“Ishte pajtim i të dy bashkëbiseduesve se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka ende hapësira të pashfrytëzuara për bashkëpunim.” theksohet në njoftim. Në funksion të kësaj, kryetari Veseli dhe ambasadori Minxhozi vlerësuan se zgjerimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe këmbimi i përvojave, paraqet interes reciprok për të dyja vendet, sidomos në këtë fazë të integrimeve evropiane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here