Në QKUK është bërë nënë një 13 vjeçare nga Gjakova, ishte e martuar

0

Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, në Prishtinë, po qëndron e shtrirë një 13-vjeçare, e cila të hënën është bërë nënë. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, ndërkaq si pasojë e lindjes së parakohshme, foshnja po qëndron në kujdesin intensiv

Ndonëse e re në moshë, një 13-vjeçare nga Gjakova ka lindur foshnjën e saj të parë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Drejtorin e klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, i cili ka thënë 13-vjeçarja ka sjellë në jetë foshnjën e saj disa javë para kohës së paraparë për lindje.

“Lindja është bërë të hënën me datën 24 dhjetor, është lindje normale, në javën e 33’të ndërkaq pesha e foshnjës është 1900 gramë, e gjatësia 50 centimetra. Gjinia e foshnjës është femër, ndërkaq momentalisht ndodhet në kujdesin intensiv në Neonatologji. Nëna është e lindur në vitin 2005”, ka thënë Gojnovci.

Ndërkohë mësohet se kjo e mitur është e martuar.

Kodi Penal, neni 247, sanksionon se kushdo që martohet me të mitur dënohet nga 5 deri 20 vjet burg.

Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar për Gazetën Insajderi se nëna e foshnjës është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.

“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojonci.

Ai ka thënë se “sipas të gjitha gjasave është e martuar ndërsa sot e ka vizituar edhe burri i saj”.t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here