Në pushim 4 ditor me 6400 punëtorë hargjon 33 milionë euro

0

Miliarderi kinez, Li Jinyuan, pronar i “Tiens Group Company” i ka marrë më shumë se gjysmën e punëtorëve të kompanisë së tij për pushime luksoze në Paris dhe në jug të Francës. Për 6400 punëtorët e tij që i ka marrë me vete,(kompania e tij i ka gjithsejtë 12 mijë të punësuar) ai ka rezervuar 140 hotele në Paris dhe 4 mijë e 760 dhoma në Canne dhe Monaco në 79 hotele me 4 e 5 yje. Udhëtimi është organizuar në shënim të 20 vjetorit të “Tiens Group Company”. Ata kanë vizituar kullën e Ajfelit dhe muzeun e Luvrit dhe pastaj kanë vazhduar në drejtim të regjionit të njohir turistik, Cote d’Azur me të cilin kompaninë kineze e lidhë një partneritet biznesi.
Për të ofruar një udhëtim komod për turistët kinezë, francezët kanë organizuar trena ekskluzivë nga Parisi për në Monaco. Janë dashur 147 autobusë që t’i trasnportonin turistët kinezë nga hotelet për në Nice.
Kompanisë „Tiens Group“, është një koncern i përzier në sektorin e bioteknologjisë, immobilie, e-biznes, arsimim dhe turizëm. Kjo kompani është themeluar më 1995.
Franca pret që të përfitojë rreth 33 milonë euro nga avantura e miliaraderit kinez. Besohet se turistët kinez kanë shpenzuar rreth 20 milionë euro vetëm në Nice.
turat

turistet kinez

prap

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here