Në protestën e nesërme pritet edhe angazhimi i KFOR-it

0

Në protestën e nesërme të opozitës, për t’u përkujdesur për sigurinë e qytetarëve do të angazhohet edhe KFOR-i, kështu kanë thënë burime të Indeksonline.

Automjete të KFOR-it janë parë sot gjatë gjithë ditës në oborrin e Qeverisë dhe burime të Indeksonline brenda policisë, ndonëse nuk saktësojnë se nesër mund të ndërhyjë edhe KFOR-i nëse përshkallëzohet situata, konfirmojnë se janë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me inteligjencën e KFOR-it për protestën e nesërme të opozitës.

Indeksonline mëson se ka dyshime të bazuara që nesër do të sulmohet me fishekzjarre të rënda ndërtesa e Qeverisë, e cila mund të marrë edhe flakë, prandaj policia ka rekomanduar që të ketë edhe ekipe të zjarrëfiksëve brenda ndërtesës.

Në anën tjetër, opozita ka intensifikuar mobilizimin e saj që nesër të sjell sa më shumë njerëz në Prishtinë, sepse vlerësojnë se kjo protestë do të jetë vendimtare për ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here