Në Prizren vrasje e në Deçan plagosje aksidentale

0

PRISHTINE, 1 SHKURT – Raportohet se një qytetarë shqiptar të shtunën është dërguar në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete. Personeli mjekësor ka bërë me dije se plagët i janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Zyra e Informimit e Policisë së Kosovës ka njoftuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy gëzhoja dhe dy predha. Dyshohet se viktima është vrarë aksidentalisht nga një person i cili është marrë nga policia e i cili pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ka qenë për pak të vritet aksidentalisht edhe një qytetar tjetër në Deçan. Atje është arrestuar një qytetar shqiptar pasi që aksidentalisht e ka plagosur një mashkull tjetër të së njëjtës përkatësi etnike. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Policia në vend të ngjarjes e ka gjetur dhe e konfiskuar një revole të tipit Bereta me 5 fishek dhe një gëzhojë. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Të njëjtën ditë në fshatin Shushtë të Vitisë është arrestuar një qytetar pasi që i njëjti e ka plagosur me pushkë gjuetie një qytetar tjetër. Në vendin e ngjarjes policia e ka konfiskuar një armë zyrtare të pylltarisë të tipit Arsman-A6, me dy fishekë kalibrit GA-12. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here