Në Prizren kuadri i LDK-së e mbron pushtetin e PDK-së, nga partia e tij

0

Kuvendarët e LDK-së në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e bartjes së mjeteve të vitit të kaluar në 2015-tën të Komunës së Prizrenit. Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se Komuna e Prizrenit po bënë fushatë me taksat e qytetarëve.
“Shtëpia e Kulturës në fshatin Gjonaj të Hasit nuk ka as rrymë”, ka thënë Hodaj. Sipas tij, në bartjen e mjeteve të vitit të kaluar nuk është paraparë që të përfundojnë projektete e nisura për fushatë elektorale.
Edhe Shefja e GP-së së LDK-së, Mybera Mustafa ka kundërshtuar mënyrën e përcaktimit të shpenzimeve të mjeteve të mbetura nga viti i kaluar.
“LDK-ja është kundër mënyrës së shpenzimeve të këtyre mjeteve të mbetura”, tha Mustafa në saencën e sotme të Kuvendit Komunale të Prizrenit. Në këtë seancë është diskutuar si pikë e rendit të ditës bartja e mjeteve nga vitit i kaluar.
Zyrtari Financiar i Komunës së Prizrenit, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së, Zenel Ahmetaj ka kundërshtuar kritikat që kuvendarët e partisë së tij adresuan në drejtim të Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai para kuvendarëve ka sqaruar se ndarja e këtyre parave është bërë në mënyrë të prioriteteve.
Zenel Ahmetaj që tetë muaj zëvendëson drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financa në Prizren Mehmet Bytyç, i cili është suspenduar për shkak dyshimit për pedofili. Ai në këtë drejtori punon që nga paslufta si zyrtar financiar.
Ahmetaj për tetë muaj ‘mbulon’ mënyrën e shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Prizrenit. Në kohën sa ka qenë në detyrë drejtori i Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyç, në dy mandate të Qeverisë ‘Muja’, ai ka qenë i vetmi që ka arsyetuar mënyrën e shpenzimit të buxhetit të Komunës.
Të gjitha akuzat e partive opozitare në Prizren për shpenzim joracional të buxhetit të Komunës, Ahmetaj i ka kundërshtuar duke i quajtur si të pabazuara.
Pavarësisht pozitës dhe qëndrimeve mbrojtës për shpenzimin e buxhetit të Komunës nga Qeveria ‘Muja’, kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit nuk i ka penguar që Zenel Ahmetajn të emërojë kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së./PrizrenPress.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here