Në Prizren djali e rrah nënën për Bajram

0

Një zënkë në mes të vllezërve ka ndodhur në Prizren, rreth orës 09:20, në ditën e Bajramit.

E këtu nuk e kanë pësuar vetëm ata, por edhe nëna e tyre.

Policia e Kosovës njofton se me datë 17.06.2015, ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi që i njëjti gjersa ka qenë duke u kacafytur me vëllanë e tij, ka sulmuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell koha.net.

Një tejtër arrestim është shënuar në Viti, kur mashkull shqiptar është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte shqetësuar dhe kanosur verbalisht viktimën femër shqiptare (ish bashkëshorten e tij).

“I dyshuari pas intervistimit në lidhje me rastin me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here