Në pritje të finales së Champions League

0

Tifozët e Juventus kanë 12 vjet që nuk ndjekin skuadrën e tyre në një finale të Champions League dhe ajo me Barcelonen në 6 qershor është një rast që nuk duhet humbur.

Në dispozicion të secilës tifozeri janë nga 14 mijë bileta. Për të qenë në Berlin çmimet janë të ndryshme duke i kaluar edhe 1 mijë euro bashkë me udhëtimin. Në faqe të ndryshme në internet çmimet shkojnë deri në 3 herë më të larta.

Një interesim të lartë ka edhe nga tifozeria spanjolle që kanë shkuar në sportelet e stadiumit “Camp Nou”. Kërkesat janë 80 mijë, por aq nuk është as kapaciteti i stadiumit që do të luhet finalja.

Olimpiastadion do të presë më 6 qershor finalen e Champions League, ku do të jenë 77 mijë të pranishëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here