Në Prishtinë, e miratojnë buxhetin prej 62 milonësh dhe ju duket pak !

0

Komuna e Prishtinës është bërë me buxhet sot. Përkundër se partia në pushtet, Lëvizja Vetvendosje nuk e ka shumicën në legjislativin komunal, pro buxhetit komunal të vitit 2015 prej 62 milonësh kanë votuar 42 anëtarë të Kuvendit Komunal, ndërkohë që vetëm 5 vota ishin kundër. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu si dhe disa anëtarë të KK-së janë shprehur se shifra prej 62 milionësh e buxhetit është e ulët dhe në disproporcion me numrin e banorëve dhe nevojat e tyre. Pushteti Komunal i Prishtinës kishte propozuar buxhet prej 69 milonësh për këtë vit por ishte refuzuar nga Ministria e Financave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here