Në Pejë, hajnat ia vjedhin jorganët Kryqit të Kuq

0

Hajnat në Pejë thyer depon e Kryqit të Kuq në këtë qytet ku kanë vjedhur batanije dhe jorganë.

Vjedhja është kryer më 6 dhe 8 mars ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dje.

Sipas raportit të Policisë,pas hetimeve te zhvilluara, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit nga një depo e Kryqi të Kuq kishin vjedhur 50 copë batanije dhe disa jorgan.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 batanije të vjedhura. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i dytë dërgohet në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here