Në një kolegj në Oregon, 15 të vrarë e 20 të plagosur

0

Së paku 15 njerëz janë vrarë dhe 20 janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sot në kolegjin “Umpqua Community College” në Rosenburg, Oregon të SHBA-ve, kanë raportuar mediat.

Gazeta “The Portland Oregonian” dhe CNN kanë raportuar se një i dyshuar është marrë në parabrugim por identiteti i tij nuk është dhënë.

CNN ka raportuar se një nga të plagosurit është një grua e cila është qëlluar në gjoks. Nuk ka patur informata të menjëhershme për gjendjen e të plagoasurve të tjerë.

“The Portland Oregonian” ka raportuar se zyrtarët janë përgjegjur rreth të shtënave në kolegj në ora 10:40 paradite sipas kohës amerikane.

Shelly Stefanich, zëdhënëse e spitalit “Mercy Medical Center” në Roseburg, spitalit të vetëm në qytet nuk ka mundur të thotë se sa njerëz janë trajtuar aty.

kolegji2

kogegji 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here