Në një ditë plotë shi, sot në vrap pas “ujit të bekuar” në disa vende të Shqipërisë

0

Dita e Ujit të Bekuar që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit, mblodhi sot mijëra besimtarë ortodoksë në ceremoni të ndryshme që u mbajtën në disa qytete të Shqipërisë.

6 janari njihet si dita e pagëzimit të Zotit Jezu Krisht i cili varrosi në ujërat e lumit Jordan mëkatet e njerëzimit. Ajo njihet ndryshe edhe si festa e dritës. Pas ceremonisë besimtarët mbushin enët me ujin e bekuar. Ai përdoret nga besimtaret për të sjellë fat dhe mbarësi në shtëpitë e tyre.

Në Durrës, pas meshës së Epifanisë, të zhvilluar në kishën e Shën Astit dhe Shën Pavlit, besimtarët ortodoksë morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujërat e Adriatikut, në port. Simboli i kësaj dite, kryqi u kap nga studenti Xhulio Arapi.

4445d09e-e309-4612-8f58-c1b78189b36a

Ndërsa në Elbasan, dita e Ujit të Bekuar i ka gjetur sërish të ndarë besimtarët ortodoksë. Ashtu si dhe vjet, në këtë qytet u hodhën dy kryqe.  Njëra nga ceremonitë u zhvillua në kishën Shën Maria në lagjen Kala nën drejtimin e at Nikolla Markut, i njohur për oponencën që ka me kishën ortodokse autoqefale dhe me kryepeshkopin Janullatos. Këtu kryqi u kap nga i riu 20-vjeçar Ardian Çela me banim në lagjen Kala.

Ceremonia tjetër u zhvillua në kompleksin Ajek nën drejtimin e atit Stavri Çipi. Këtu kryqi u kap për të dytin vit nga i riu Armand Oga 25 vjeç nga lagja “Shën Koll”.

Në Fier ceremonia u zhvillua në shatërvanin e qytetit dhe u kap për të dytin vit radhazi nga 12-vjeçari Athanas Davidhi. Edhe besimtarët e krishterë në Korçë dhe Gjirokastër iu bashkuan ceremonisë së Ditës së Ujit të Bekuar dhe hedhjes së kryqit.

Edhe në Vlorë të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u zhytën në det për të marrë kryqin, ndërsa në Berat ceremonia si çdo vit u zhvillua në lumin Osum. Festa e Ujit të Bekuar mblodhi qindra besimtarë të krishterë në Berat, që kishin ardhur edhe nga qytete të tjera. Pas meshës së bekimit të kryqit, qytetarët mbushën të dy krahët e lumit Osum në lagjen muzeale të Goricës, për ndjekur ceremoninë e hedhjes në ujë.

53abee05-6473-4d3a-b5f5-b0191852db36e493a3da-026d-4fbc-9150-d6518925d075

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here