Në një aksident në Mramor të Prishtinës, 2 persona kanë vdekur, 4 janë lënduar

0

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në fshatin Mramor të Prishtinës, dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që 4 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here