Në moshën 99 vjeçare transplanton zemrën për të 6-tën herë

0

Miliarderi David Rockfeller, me sukses ka kaluar operacionin për transplantim të zemrës, në moshën e tij 99 vjeçare.

Kjo është hera e gjashtë që Rockfeller, merrë një zemër të re, transmeton zeri.info.

Ndërsa operacioni i fundit, i cili ka zgjatur 6 orë, dhe është bërë nga një ekip privat i mjekëve, në rezidencën e tij, në New York, nuk duket se ka lodhur biznismenin legjendarë, i njohur për jetën e tij dinamike.

Ai ka bërë transplantim të zemrës për herë të parë në vitin 1976, pasi që kishte pësuar një aksident me makinë.

99 vjeçari ka lejuar gazetarët që ta pyesin, vetëm 36 orë pasi që ka dal nga operacioni i fundit.

“Çdo herë që marrë një zemër të re, më duket sikur një jetë e re po më përkon trupin. Ndihem i gjallë dhe me energji”, është shprehur ai.

Image

Një prej rezidencave të tij në ishullin ‘Hanuatu’, ku do të qëndroj për një kohë pas operimit

I pyetur për jetën e tij të gjatë, Rockefeller ka thënë se ‘jeta e thjeshtë është përgjigjja e kësaj’.

“Njerëzit shpesh më pyesin për këtë, dhe unë ju përgjigjem njëjtë: Duaje jetën, luaj me fëmijët tu, jeto thjeshtë, shijoji gjërat që ke, kaloje kohen me shoqëri të mirë dhe besnike”, është përgjigjur Rockfeller, me buzëqeshje.

Rockfeller, po ashtu ka të transplantuara dy veshkat, njërën në vitin 1988, tjetrën në 2004, dhe vazhdon të jetë tejet pozitiv për jetën e tij, ndërsa qesh, ai thotë se ‘do të jetojë 200 vite’./Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here