Në Mitrovicë shpërthen një granatë dore, dëmtohen 9 automjete dhe 11 lokale

0

Nga një mjet i dyshuar shpërthyes dje në Mitrovicën veriore janë dëmtuar, nëntë (9) automjete dhe njëmbëdhjetë (11) lokale përreth, ka njoftuar sot Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas njoftimeve kanë gjetur një siguresë që dyshohet të jetë e granatës së dorës. Nuk raportohet për të lënduar dhe as për të arrestuar.  Nuk ka poashtu asnjë shpjegim nga policia se si ka ardhur deri tek shpërthimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here