Në Mitrovicë rrahje grupore, dy të rinj në spital

0

Mbrëmë pak para mesnatës në parkun e qytetit në Mitrovicë, është raportuar të ketë ndodhur një rrahje mes disa të rinjve, ku janë përdorur edhe thikat. Dy të rinj të moshës 17, përkatësisht 16 vjeçare, kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre rëndë.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:40, transmeton lajmi.net.

Njësitë policore në nivel të stacionit dhe Njësia e Hetimeve Rajonale i janë përgjigjur rastit dhe menjëherë kanë proceduar me vendin e ngjarjes, ku sipas dëshmitarëve ishte bërë e ditur se kishte ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku më pas dy nga ta kishin kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë, si pasojë e lëndimeve të marra nga mjeti (thikë).

I lënduari, viktima A. S. 17 vjeçar, pas tretmanit fillestar në spitalin e Mitrovicës është dërguar për në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa i lënduari dytë viktima Q. R. 16 vjeçar që kishte kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve pas tretmanit është liruar.

Hetimet e para policore nën autorizimin dhe prezencën e prokurorit, të nisura nga vendi i ngjarjes, kanë bërë të mundshëm identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e katër personave të  dyshuar, të përfshirë në rast:

Të dyshuarit e arrestuar janë: F. M. 16 vjeçar, A. M. 15 vjeçar, L. M. 15 vjeçar, A. S. 15, vjeçar të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë banorë të Mitrovicës.

Gjithashtu në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, e cila do të procedohet si provë materiale.

Nga hetimet e para bazuar në deklaratat fillestare si: të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, incidentit kriminal dyshohet t’i ketë paraprirë një zënkë e çastit që fillimisht kishte filluar me fjalosje në mes të dyshuarve dhe viktimave, që më pas ka rezultuar me përdorim të thikës nga ana e të dyshuarve.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit F. M. është caktuar masa e ndalimit policor mbi dyshimet dhe provat e siguruara për vepër penale ‘vrasje në tentativë’, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë për pjesëmarrje në rrahje janë liruar për procedurë të rregullt.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here