Në Mitrovicë humb jetën 12 vjeçari

0

ËShtë mbytur një 12 vjeçar në Mitrovicë, në afërsi të rrjedhës së lumit Sitnica, shkruan Mitrovica Top Press . Trupin e viktimës e kanë nxjerrë zhytësit e klubit Trepça. Policia e rajonit të Mitrovicës rreth orës 16.03 minuta ka alarmuar njësinë e zjarrëfikësve dhe klubin e zhytësve Trepça për një rast të raportuar të mbytjes së së një fëmije në afërsi të rrjedhës së lumit Sitnica tek Frashëri në Mitrovicë. Është konfirmuar se një i ri i moshës 12-vjeçare pasi ishte futur në një nga gropat ku më parë është nxjerr zhavorr, nuk ka dal më në sipërfaqen mbi ujë, bëhet fjalë për të riun 12 vjeçar B. (I) Behrami i lindur më 7 shtator 2003. Zhytësit e Klubit Trepça, klub ky i formuar para pak muajve pas 17 minuta nga alarmi i policisë dhe zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa 26 minuta më pas ia dolën që të gjejnë dhe të nxjerrin trupin pajetë të të riut, banor i Frashërit. Gjatë aksionit në vendin e ngjarjes përveç Policisë, njësisë së zjarrfikësve dhe drejtorit të Mbrojtjes e Shpëtimit Musa Dragaj, ishin edhe tre zhytësit e klubit Kushtrim Uka, Enis Berisha dhe Liridon Ahmeti. Trupi i të riut është gjetur në një gropë të madhe prej nga më herët është nxjerr zhavorri, me thellësi mbi 4 metra, ndërkohë që aty kishte shumë baltë dhe bimë barishtore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here