Në mesin e të arratisurve më të kërkuar të Evropës, edhe Himë Lufaj nga Deçani

0

Gjatë ditës është lansuar për përdorim Rrjeti evropian për kërkim aktiv të të arratisurve, ENFAST në përkrahje me Europolin.

Në një listë të publikuar, në mesin e më të kërkuarëve të arratisur ndodhej edhe një i arratisur kosovar i kërkuar nga autoritetet austriake.

Bëhet fjalë për Himë Lufajn nga Deçani. Është caktuar një shumë prej 10 mijë eurosh për ata që japin informata për vendndodhjen e tij dhe mundësojnë kapjen.

Ja çka shkruan për të në dosjen e policisë të publikuar me rastin e publikimit të listës së të arratisurve më të kërkuar të Evropës:

“Gjendja faktike: Kriminalistet vjenez donin që me 08.04.2009 me rastin e një patrolle në një park në lagjën 1180 Vjenë të kontrollojnë Himë LUFAJn. Meqenëse kundër tij egzistonte një urdhër arresti, ai iu shmang menjëherë ndalesës dhe iku nga vendi i ndalimit. Njëri nga kriminalistët merr përndjekjen pas tij me qëllim që Hime Lufajn ta arrin në rrugën Schulgasse. I dyshuari nxjerrr aty papritazi nje thikë me të cilën ther disa herë kriminalistin në gjoks dhe e lëndon atë në menyrë të rrezikshme për jetë. Vetëm përmes disa rethanave fatlume mbijetoi kriminalisti këtë tentim vrasjeje. Më tutje qëndron Himë Lufaj në dyshim që në vitin 2006 ka kryer veprën tentim sulmi plaçkitës në një lokal në lagjën 1170 Vjenë, përcjellur me një lëndim të rëndë trupor të shkaktuar qëllimisht përmes një therje thike, si dhe më tutje një vjedhje përmes thyerjes në Wilhelmsburg. Është gjetur se vendqëndrimi i të dyshuarit është Deçani, Republika e Kosoves. Për udhëzimet të cilat qojnë deri te arrestimi i tij jashtë Kosovës dhe ekstradimi i tij për në Austri është caktuar një shpërblim prej € 10.000.-. Te dhënat personale: Mbiemri: Lufaj Emri: Himë Data e lindjes: 23.08.1984 Vendi i lindjes: Strellc, Deçan, Republika e Kosovës Shtetësia: Republika e Kosovës Përshkrimi i personit: 183 cm i gjatë, truphollë, flokët të zezë Shenjat karakterizuese: buzët e hapura i ndjekur që nga: 30.04.2009

Gjykata: Landesgericht Sankt Pölten Vendqëndrimi i tanishëm: Deçan, Republika e Kosoves

Shpërblimi: Euro 10.000.

– Udhëzim mbi ndihmën në këtë cështje penale: Përmes postës: Bundeskriminalamt Österreich SPOC – Single Point of Contact Josef Holaubek Platz 1 1090 Wien Austria Telefon: +43 1 24836/985025 – 985027 FAX: +43 1 24836/985191

EMail: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here