Në Merdare xhandarmëria serbe “shkep” breshëri plumbash kundër shqiptarëve

0
Një grup shqiptarësh ka hyrë gjatë ditës së sotme në territorin e Serbisë, në afërsi të Merdarit, me qëllim që ilegalisht të presin dru, shkruan gazeta serbe Blic.
Pas paraqitjes së rastit, ka intervenuar Xhandarmeria serbe, pjesëtarët e së cilës kanë hapur zjarr, respektivisht kanë gjuajtur në ajër, gjë që i ka detyruar shqiptarët të ikin, shkruan mediumi.

“Kjo s’është hera e parë që shqiptarët hyjnë në territorin e Serbisë për të prerë malin”, shkruan Blic, duke përkujtuar rastin e vrasjes së pjesëtarit të xhandarmerisë serbe, Stevan Singjeliq, që ka ndodhur gjatë një përleshjeje në afërsi të vendkalimit kufitar Merdar, në veri të Kosovës./KosovaPress.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here