Në mënyrë të heshtur Serbia po e zbrazë Kosovën

0

Ikja nga Kosova në mënyrë masive dhe kalimi i kufirit Serbi – Hungari me kaq lehtësi sipas ekspertit të sigurisë në vend, Avni Islami, lë vend për ngritjen e shumë versioneve. Sipas Islamit, janë tri versione më të besuara, mirëpo që faturën e të triave në fund të fundit do ta paguajë Kosova.

1. Marrëveshje e heshtur Serbi – Hungari

2. Çështje profitabile e shtetit hungarez duke e ditë se për çdo refugjat merr para të majme si dhe

3. Serbia e ndihmon në zbrazjen e Kosovës

Të gjitha këto versione së bashku do t’i paguajë Kosova. Kjo do ta ndërrojë madje edhe strukturën në zgjedhjet e ardhshme, do të aplikohet modeli maqedonas, ata që janë jashtë si azilkërkues, në Kosovë nuk do të kenë të drejtë vote”, ka thënë Islami. Ai ka shtuar se është edhe vetë policia dhe ushtria serbe e cila po ndihmon në kalimet ilegale të kosovarëve në Hungari.

Mirëpo, versionin se Serbia po ndihmon në zbrazjen e Kosovës e kanë mohuar autoritetet e larta serbe. Një zyrtar i qeverisë serbe, ka thënë për gazetën “Blic” se të gjitha këto janë propaganda. “Janë propaganda. Ne nuk kemi informata të tilla”, ka thënë ky zyrtar serb./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here