Në Mekë vdesin 220 haxhinjë, 450 lëndohen

0

Rrëmuja e shkaktuar nga turma gjatë pelegrinazhit të haxhinjëve ka lënë të vdekur 220 njerëz dhe të lënduar rreth 450 të tjerë.

“Patëm një incident të rëndë me të cilin janë duke u marrë autoritetet e mbrojtjes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Mansour al-Turki, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndodhi gjatë ritualit të “gjuajtjes së djallit”, ritual gjatë të cilit turma hedhë gurë në drejtim të një muri që simbolizon refuzimin e së keqes.

Mina, vendi ku ndodhi kjo tragjedi, gjendet rreth 5 kilometra larg Mekës.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një nga organizimet me më shumë pjesëmarrësh në botë.

Më shumë se dy milionë muslimanë nga e gjithë bota janë duke kryer detyrimin e tyre disa-ditësh të pelegrinazhit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here