Në Malishevë kanë filluar masat e para për luftimin e etheve hemorragjike

0

Në Malishevë sot kanë filluar ligjëratat, nëpër shkollat e Komunës e Malishevës, për vetëdijesimin e nxënësve, me qëllim të mbrojtjes nga thumbimi i rriqrave si masë parandaluese kundër infektimit me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), ka bërë me dije Zyra për Informim Publik, e kësaj komune. Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka bërë me dije se sot kanë filluar ligjëratat në pesë shkolla. Merret vesh se ligjëratat do t’i mbajnë personeli mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe këto ligjërata janë në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Drejtori për Bujqësi, Hajrullah Mazreku ka njoftuar se sot ka filluar edhe fushata e spërkatjes së kafshëve shtëpiake në të njëjtin funksion dhe në kuadër të së njëjtës strategji. Spërkatja apo repelimi i kafshëve, organizohet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe shtabin komunal që merret me menaxhimin e situatës endemike nga EHKK. Këtë projekt po e realizon operatori i zgjedhur nga AVU, “Fauna”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here