Në Malishevë inspektorët komunalë largojnë mallrat me afat të skaduar

0

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur, se nga java e kaluar kanë filluar dhe po vazhdojnë aksionin e kontrollit të supermarketeve dhe marketeve, për afatin e skadimit të mallrave, kryesisht ushqimore, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve. Ky aksion bëhet, në kuadër të festave të fundit, kur edhe konsumohen më shumë gjërat ushqimore.

“Me rastin e festave të fundit vitit, jemi duke bërë inspektim të përgjithshëm të mallrave, në të gjitha supermarketet dhe marketeve në Komunën e Malishevës, të cilat merren me tregtimin e produkteve të ndryshme, ku jemi fokusuar në kontrollin e përgjithshëm të mallrave ushqimore, për afat të skadimit”, tha sot, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Sejdi Paçarizi.

Sipas drejtorit Paçarizi, ky kontroll i mallrave, bëhet rregullisht, ndërsa fundi i vitit,  është aksion i përgjithshëm dhe ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga konsumimi i produkteve, me afat të skaduar. Me këtë rast, drejtori Paçarizi, fton qytetarët, që nëse eventualisht hasin në produkte, jo vetëm ushqimore, me afat të skaduar, të njoftohen inspektorët komunal.

Bazuar në raportin e javës së kaluar, në gjashtëmbëdhjetë markete të mëdha dhe të vogla, është hasur me mall me afat të skaduar, në vlerë prej 181 euro, dhe ky mall i konfiskuar, është asgjësuar sipas rregullave të parapara për asgjësimin e këtyre mallrave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here