Në Malishevë arrinë donacioni nga Soest-Gjermani, përfitojnë 6 shkolla

0

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe komunave nga Gjermania, sot ka mbërritur një donacion nga qyteti Soest i Gjermanisë. Ky donacion, është inventarë për shkollat e Komunës së Malishevës, banka dhe karrige, ndërsa përfituese të këtij donacioni janë gjashtë shkolla, të cilat kanë më shumë nevojë për banka dhe karrige.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i ka falënderuar udhëheqjen e këtij qyteti, për këtë donacion, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë. Po ashtu nënkryetari Mazreku, i ka falënderuar edhe ndërmjetësuesit e këtij donacioni, përkatësisht Nuhi Krasniqin mërgimtar dhe Manfred Wittwer.

Drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, gjithashtu i ka falënderuar për këtë donacion dhe ka sqaruar që këto banka dhe karrige, do të shpërndahen në gjashtë shkolla të Komunës së Malishevës. Përfituese të këtij donacioni, janë shkollat në Panorc, Balincë, Malishevë, Pagarushë, Berishë dhe shkolla në Kijevë.

Sipas drejtorit Thaçi, në këtë donacion, përfshihen 157 banka dhe 657 karrige.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here