Në Malishevë arrestohet profesori pasi e ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij

0

Në Malishevë është arrestuar një profesor pasi që ai përmes rrjetit social e ka provokuar në biseda seksuale një nxënëse të tij në shkollë të mesme, ka njoftuar sot Policia e Koosvës për ngjajrjen që ka ndodhë më 18 dhjetor 2014. Lidhur me rastin dhe sjelljen e profesorit nxënësja në fjalë sipas policisë e ka njoftuar një të dyshuar tjetër të cilit i ka dërguar dokumentacionin dhe deklaratën e shkruar me qëllim që i njëjti të ndërmarrë masa por i njëjti nuk ka marrë masa dhe rastin nuk e ka raportuar. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit profesori dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër(policia nuk e tregon identitetin apo pozitën e tij, por sipas përshkrimit duhet të jetë drejtori i shkollës) lirohet në procedurë të rregullt. Policia e ka trajtuar rastin si sulm seksual dhe keqpërdorimm të detyrës zyrtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here