Në maj hedhet në votim kërkesa e Veselit për anëtarësimin e Kosovës në SECCP

0

Po vazhdojnë punimet e Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, të cilat përgjatë dy ditëve po mbahen në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Vendet pjesëmarrëse të SEECP-së: Shqipëria, Sllovenia, Rumania, Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia dhe Kosova u dakorduan që takimin e radhës ta mbajnë më 21-23 maj 2015. Ndryshe, në seancën e radhës do të parashtrohet për votim kërkesa e kryetarit të Kuvendit të Republikës se Kosovës, z. Kadri Veseli, drejtuar Kryesuesit të radhës së Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, z. Ilir Meta, për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të SEECP-së. Në seancën e SECCP-së që edhe sot po i vazhdon punimet, Republika e Kosovës po përaqësohet nga deputetja e PDK-së në Parlamentin e Republikës, Blerta Deliu-Kodra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here