Në Lushnjë mund të udhëtosh me varkë (VIDEO)

0

Ka mjaftuar më pak se një orë rrebesh në Lushnjë dhe disa prej rrugëve të këtij qyteti të përmbyten plotësisht.

Pasditen e sotme Lushnja është goditur nga një valë e furishme shiu, ku si pasojë pjesa ma e madhe e rrugëve të qytetit u përmbytën.

Shkak është bërë bllokimi i kanalizimeve të nëndheshme dhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre nga bashkia. Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.

Në një video të publikuar nga faqa e “Facebook”-ut, “Lushnja Web” shohim pamjet e përmbytjes së lagjes “Kadri Qystri”, ku njerëzve u duhet të kalojnë me çizme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here