Në Lumin Ibër është gjetur trupi i pajetë i 17 vjeqarit Sead Alushi

0

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar sot se një ditë më parë në ujërat e Lumit Ibër është gjetur trupi i pajetë i Sead Alushit. Kjo është arritur pas 19 ditësh kërkimi të vazhdueshëm.

“Ekipi i Kërkim-Shpëtim në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër të Mitrovicës, dje më 28 prill 2015, rreth orës 13.00 e gjeti trupin e pajetë të Sead Alushit 17 vjeç, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës”, ka bërë me dije MFSK. Sead Alushi, më 10 prill 2015, tek sa po tentonte ta kalonte lumin Ibër ishte mbytur.

Gjatë 19 ditëve të kërkimit, FSK-ja sipas njoftimit kishte angazhuar çdo ditë, një ekip profesionistësh në ujëra prej 17 deri 40 pjesëtarësh (varësisht prej rrethanave) me 4 automjete, dy barka si dhe pajisjet specialistike për kërkim-shpëtim në ujëra.

Ekipi i specializuar i FSK-së në ujëra, trupin e pajetë të Sead Alushit e ka gjetur në lumin Ibër, në vendin Rudare të Zveçanit, rreth orës 13.00, ndërsa më pastaj është bërë identifikimi i tij, nga ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Gjatë operacionit ekipin e kërkim-shpëtimit të FSK-së në ujëra, merret vesh se i ka vizituar komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile kolonel Shaip Haziri, zyrtarë të Ministrisë së FSK-së dhe oficerë të FSK-së, në përkrahje në kërkim të trupit të Sead Alushit.

Gjatë kohës së zhvillimit të operacionit, ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së, ka gjetur në lumin Ibër edhe një trup të pajetë të një qytetari të moshës mbi 60 vjeç, të komunitetit serb.

Ekipi i kërkim–shpëtimit të FSK-së, gjatë tërë kohës së operacionit është përkrahur dhe ka patur një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, Policinë e Kosovës, udhëheqjen e komunave, qytetarët dhe strukturat tjera komunale.

Së bashku me njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë. MFSK ka publikuar edhe disa fotografi nga operacioni i kërkim shpëtimit, ndërkaq Portali Online bashk me lajmin vendosi të publikoj edhe nje fotografi të të ndjerit Sead Alushi, të cilën e ka gjetur në llogarinë e tij në Facebook.

FSK-ja 1

FSK-ja 4

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here