Në lum gjendet trupi i pajetë i personit që ishte larguar nga neuropsikiatria

0

 

PRIZREN, 24 SHKURT – Në orët e pasdites së djeshme një qytetar e ka njoftuar policinë për gjetjen e një trupi të pajetë në ujë në shtratin e “Lumbardhit” në afërsi të Hoqës së Qytetit. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e duhura hetimore. Mjekoligjorët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi. Policia e Kosovës, nga Rajoni i Prizrenit ka bërë me dije sot se sipas familjarëve qe e kanë parë trupin e pajetë ajo është Vazilja Karadollami. Në orët e paradites së djeshme, Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren, përmes mjeteve të informimit, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të humbur që ishte larguar nga neuropsikiatria ngase kishte probleme shëndetësore. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i falënderon mjetet e informimit publik që i kanë kushtuarr vëmendje këtij rasti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here