Në Lloznicë të Serbisë arrestohet Naser Kelmendi

0

Në Lloznicë të Serbisë është arrestuar sot Naser Kelmendi nhga Peja. Për arrestimin kanë njoftuar mediat serbe duke e prezantuar Kelmendin si “lordin e njohur të drogës nga Kosova dhe BeH”.

Naser Kelmendi, është dërgua në Stacionin Policor të Loznicës.

Kelmendi sipas njoftimeve po qëndronte në një hotel në hyrje të Loznicës.

“Rreth orës 13.30, ranë sirenat dhe disa automjete policie u drejtuan drejt hotelit, ku po qëndronte Kelmendi”, bëhet e ditur nga B92.

Sipas këtij mediumi nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse u ndalua Kelmendi.

Sipas mediave serbe, ai ende po mbahet aty.

Mediat shkruajnë se “tek ai nuk është gjetur diçka që do ta lidhte me ndonjë vepër penale”.

Ende nuk ka informacion zyrtar për çfarë është ndaluar.

Naser Kelmendi ishte akuzuar vite më parë në Kosovë për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar. Ai ishte dënuar për trafikim të narkotikëve me gjashtë vjet burgim mirëpo lënda ndaj tij është kthyer në rigjykim. Ndërkohë për dy pikat tjera të aktakuzës është liruar.

Ai ka vite që jeton mes Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here