Në Lllajshec të Prishtinës aksidentohet një shteas kinez me një shqiptar nga Bujanovci

0

Në fshatin Llajshec të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. Një shqiptar nga Bujanoci derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit Audi është aksidentuar me veturën e tipit Opel Omega me targa vendore të cilën e drejtonte një shtetas kinez. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy shoferët dhe pasagjeri në veturën e shqiptarit nga Bujanovci të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here