Në Llapushnik janë dëmtuar rrethojat e varrezave katolike

0

Në fshatin Llapushnik janë dëmtuar rrethojat e varrezave të qytetarëve të besimit katolik. Kjo vepër është kryer nga persona tash për tash të panjohur.

Ky dëmtim ka ardhur pas paknaqësive të banorëve shumicë, të shprehur edhe përmes protestash për mënyrën e ndarjes së lokacionit të varrezave në këtë fshat.

Tash e 3 ditë banorët e Llapushnikut po protestojnë për këta.

Një ditë më parë sipas Policisë së Kosovës rreth 70 qytetar kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndarjen e parcelës së tokës  e cila është dedikuar për varreza katolike në fshatin Llapushnik.

Sipas banorëve ndarja e parcelës ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit, gjë që ka nxitur paknaqësi dhe protesta nga ana e banorëve të fshatit.

Pas luftës në Llapushnikun e njohur si popullatë me besimin mysliman një numër i konsiderueshëm i fshatarëve janë konvertuar në katolikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here