Në letërnjoftime do të ketë vetëm kosovarë

0

Komisioni për Integrime Evropiane nuk e ka proceduar për në seancë projektligjin për letërnjoftimet. Deputetët e këtij komisioni kanë kundërshtuar amendamentin i cili shtynë shtetasit e Kosovës që të identifikohen në baza etnike në letërnjoftim.

Me vetëm një abstenim të anëtares së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komision, projektligji u kthye në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri që të hiqet ky amendament dhe pastaj të vij përsëri në Komisionin për Integrime Evropiane, raporton lajmi.net.

Deputeti i Vetëvendosjes në Komisionin për Integrime Evropiane, Ilir Deda tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet ky amendament, pasi është jashtë praktikave evropiane. Ai e ka quajtur mënyrë primitive dhe të prapambetur një gjë të tillë.

Kundër këtij amendamenti ka dal edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj

Deputeti nga grupi 6+, Kujtim Baqaku tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të shkruhet me fjalë në letërnjoftim identiteti etnik.

Propozimet e deputetëve i mbështeti edhe kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, e cila tha se mund ta përkrahin këtë projektligj, por të kërkojnë që amendamenti të tërhiqet. Mirëpo, deputeti Deda propozoj që projektligji t’i kthehet Komisionit funksional, atij për Punë të Brendshme dhe Siguri, e jo të dërgohet në seancë me rekomandimin për ta hequr këtë amendament, pasi që do të bëhet temë diskutimi i panevojshëm.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here