Në Kosovë 200 mijë banorë të prekur nga sëmundja e veshkëve

0

Ndonëse nuk ka statistika për numrin e të prekurve nga sëmundja e veshkave sipas statistikave të përgjithshme botërore, në Kosovë mund të jenë të prekur rreth 200 mijë banorë nga kjo sëmundje.
Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me vdekshmëri të lartë. Gjithashtu, ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.

Me qëllim të sensibilizimit të popullatës për zbulimin e hershem të sëmundjeve për nder të kësaj dite, Shoqata e Nefrologëve te Kosovës se bashku me Klinikën e Nefrologjisë, do të hapin tenda ku qytetarëve do t’iu matet sheqeri në gjak dhe do të ju matet tensioni arterial.

Kjo e gjitha sipas Ibrahim Rudhanit, Drejtor i Klinikës së Neforlogjisë, njerëzit me diabet janë më të rrezikuarit të preken nga sëmundja e veshkave.

Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se Kosova nuk përjashtohet nga rajoni dhe shtetet e Evropës.

“Numri i sëmundjeve nga veshkat po shtohet. Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të diabetit, e njerëzve të prekur nga diabeti”, tha Rudhani.

Ndërsa, shtoi se meshkujt janë më të prekur nga kjo sëmundje se sa femrat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here