Në korrik bisedohet për heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, miratuar nga Greqia më 1987

0
epa04589360 Newly appointed Greek Foreign Minister Nikos Kotzias looks on during the handover ceremony at the Foreign Ministry in Athens, Greece, 27 January 2015. The members of the new Greek government were sworn in at evening in the presence of President of the Republic Karolos Papoulias and Prime Minister Alexis Tsipras. It is the first government in the Greek history lead by a leftist Premier. EPA/SIMELA PANTZARTZI

Ministri i Jashtëm grek, Niko Kotzias pritet të vizitojë Tiranën në javën e dytë të muajit korrik. Lajmi bëhet me dije nga gazeta greke ‘Kathimerini’, ku citohen burime zyrtare të qeverisë greke. Sipas gazetës, pjesë e axhendës së takimeve të kreut të diplomacisë greke në Tiranë pritet të jetë çështja e marrëveshjes së detit në vitin 2009 si dhe diskutimi për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë i miratuar nga Greqia që në vitin 1987.

Pjesë e diskutimeve me homologun shqiptar, sipas medias greke, do të jetë edhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe ndërtimi i tre varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës në vitin 1940. Sipas ‘Kathimerini’, një çështje tjetër që pritet të diskutohet nga Kotzias në Tiranë do të jetë edhe ajo e koalicionit të qeverisë me PDIU, partinë e çamëve, që siç dihet nuk është pritur mirë nga qeveria greke, e cila më herët ka reaguar përmes ministrisë së jashtme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here